Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin mosmarrëveshjen midis tyre

Maqedonia

Varhelyi: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin mosmarrëveshjen midis tyre

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:24
Oliver Varhelyi

Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin mosmarrëveshjen midis tyre. Kjo u njoftua nga komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, pasi taiit të realizuar me Presidentin Stevo Pendraovski.

Pendarovski sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai po negocion fillimin e negociatave evropiane me vendin tonë. Varhelyi njoftoi mbështetjen për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, duhet gjetur një zgjidhje reciprokisht e pranueshme. “Kjo është e rëndësishme për të dy palët,” tha ai.

Bullgaria këmbëngul në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe përpara se të fillojë bisedimet në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Të dyja palët vazhdojnë të diskutojnë këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat