Serbia ia dhuroi 13 mijë vaksina shtesë “Sputnik V” Maqedonisë së Veriut.
Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq e cila theksoi se në total prej 48,000 vaksinash janë dhuruar në këtë vend deri më tani.
Ajo theksoi se kontigjenti i fundit I vaksinave “Sputnik V” u dorëzuan në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e kaluar brenda kontigjentit të 20,000 vaksinave të dozave të dyta, të destinuara për rivaksinim, raporton Tanjug.