Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 prill 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut në disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 28 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme meteorologët parashikojnë rritje të madhe të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë deri në 30 gradë celcius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat