Në rrugën magjistrale Ohër-Strugë dje është denoncuar zjarr në një veturë në lëvizje.
Nga inspektimi i kryer është konstatuar se ka marrë flakë automjeti “Pezho”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.B.(41) nga fshati Bixhevë, Strugë.
Dhe se nuk ka persona të lënduar.
Zjarri është shuar nga Njësia territoriale kundër zjarrit – Ohër.