Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka njoftuar se nga java që vjen 50.000 qytetarë nga Tetova dhe rajoni i Pollogut, për çdo muaj do të mund t’i nënshtrohen vaksinimit kundër Covid-19, transmeton TetovaSot.
“Po bëhen përgatitjet e fundit për adaptimin e sallës së shkollës së mesme të mjeksisë në Qendrën rajonale për vaksinim masiv, me një kapacitet prej 1500 persona në ditë!
Nga java që vjen 50.000 qytetarë nga Tetova dhe rajoni i Pollogut, për çdo muaj do të mund t’i nënshtrohen vaksinimit kundër Covid-19, për të qenë të mbrojtur edhe për t’iu kthyer sa më shpejtë normalitetit.
Apeloj deri te qytetarët e Tetovës që në numër sa më të madh të paraqiten për imunizim, për ti dhënën fund pandemisë dhe armikut të padukshëm!” ka njoftuar kështu Arifi.