Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 14 nga 36 viktimat, për të cilat u raportua dje, kanë vdekur gjatë periudhës prej 1 deri më 17 prill 2021.
36 viktimat për të cilat u raportuar dje janë:
11 nga Shkupi,
5 nga Manastiri,
3 nga Kumanova,
nga 2 viktima janë regjistruar në Tetovë, Veles, Gostivar, Kavadar, Strumicë dhe Gjevgjeli,
ndërkaq nga 1 viktimë është regjistruar në Prilep, Ohër, Strugë, Koçan dhe Kërçovë.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet, se tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore.