Ahmeti, deputetë dhe ministra për vizitë në komunën e Likovës

Maqedonia

Ahmeti, deputetë dhe ministra për vizitë në komunën e Likovës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:05
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe deputetë nga radhët e BDI-së sot do të qëndrojë për vizitë në komunën e Likovës.

Kjo vizitë do të bëhet me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës së vitit 2001.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteran, përfaqësues të ish-UÇK-së dhe personalitete të tjera.

Aktivitetet do të fillojnë në ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat