Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Karoline Edshtadler, ministre federale për BE dhe Kushtetutë e Austrisë, në takimin e sotëm e potencuan rëndësinë e procesit të imunizimit dhe konkluduan, se mungesa e vaksinave është problem me të cilin po përballen të gjitha vendet e botës, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Edshtadler theksoi se edhe Austria e ka të njejtin problem.
Ai ka potencuar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë nuk janë të sigurt”.
Në takim, Filipçe dhe Edshtadler biseduan edhe për certifikatat të cilat qytetarët duhet t’i marrin pas pranimit të dy vaksinave për lëvizje të lirë jashtë kufijve dhe u cek se #certifikata do të jetë pjesë e marrëveshjes së ndërsjelltë të të dy vendeve, pa u kufizuar nga lloji i vaksinës”.