Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19, kanë humbur jetën 12 persona ndërsa janë regjistruar 198 raste të reja me virus.
Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5 079 ndërsa numri i rasteve në 153 891.
Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 333 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.664.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11 148.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3 108 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 738 012 teste në vend.