Të enjten pa orë policore në Maqedoni për shkak të Fitër Bajramit

Maqedonia

Të enjten pa orë policore në Maqedoni për shkak të Fitër Bajramit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Qeveria sot pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për lirimin e masave kufzisuese.

Të enjten nuk do të ketë orë policore për shkak të festës së Fitër Bajramit, ndërsa nga nesër, ora policore do të fillojë nga 24:00 dhe do të zgjasë deri në ora 04:00 në mëngjes.

Duke nisur nga nesër deri më 18 maj, objektet hotelerike do të punojnë deri në ora 23:00 në pjesën e hapur të objekteve.

Nga nesër po ashtu hapen fitneset, qendrat sportive dhe lojërat për fëmijë por me respektim të protokolleve për punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat