Duke nisur nga nesër, Greqia do të hapë kufirin me Maqedoninë e Veriut. Mësohet se pika kufitare Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Athina, pas një takimi që pati me kryeministrin grek Cipras.
Siç thuhet në postimin e Zaev, për të hyrë në në Greqi është e domosdoshme një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose një test antitrupthash.
“Ne patëm një takim të shkëlqyeshëm pune me Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis. Ai më informoi se duke filluar nga nesër, 14 maj 2021, kalimi kufitar Evzoni është i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore që kanë një test negativ PCR, provë me shkrim të marrjes së dy dozave të vaksinës kundër KOVID-19 ose një rezultat pozitiv për antitrupat,”- shkruan Kryeministri Zoran Zaev në postimin në Facebook.
Ende nuk ka një vendim për Shqipërinë.