Ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk e përjashton mundësinë e kthimit të nxënësve në shkollë nga shtatori.
Sipas saj, modeli i kombinuar i mësimdhënies këtë vit online dhe me prani fizike, ka dhënë rezultate.
Lidhur me vaksinimin, ajo tha se mësuesit që kanë mbajtur mësim nga klasa e parë deri në klasën e tretë tashmë janë vaksinuar.
Ndërsa me dozën e parë janë vaksinuar edhe ata që do të jenë përgjegjës për realizimin e provimit të maturës shtetërore.