Qeveria e RMV-së do të blejë edhe 45 automjete të reja

Maqedonia

Qeveria e RMV-së do të blejë edhe 45 automjete të reja

Më: 19 maj 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Qeveria miratoi informacionin mbi nevojën për prokurimin e automjeteve motorike nga Zyra për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe e udhëzoi atë të fillojë një procedurë shumë-vjeçare të prokurimit publik për 45 automjete motorike, përmes operacionit qiradhënës (qira biznesi) me kohëzgjatje prej 36 muajsh, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

“Ky vendim është marrë bazuar në karakteristikat e të gjitha mënyrave të mundshme të konsideruara për prokurimin e automjeteve motorike.

Detyrimet që rrjedhin prej tyre, si dhe nga aspekti i zbatimit eksperimental të qirasë operative deri më tani, dhe në përputhje me të gjitha informacionet.

Qeveria ka pranuar opsioni e Zyrës për Çështje të Përgjithshme se më mirë është kryerja e një prokurimi publik shumëvjeçar të automjeteve përmes qirasë operacionale për shkak të obligimeve më të ulëta financiare”, thonë Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat