Zaev: BE të mbajë premtimet, Maqedonia e Veriut i ka përfunduar detyrimet

Maqedonia

Zaev: BE të mbajë premtimet, Maqedonia e Veriut i ka përfunduar detyrimet

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:24
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i ka dhënë një mesazh të qartë BE-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka deklaruar se mungesa e bisedimeve për integrimin europian do të ndikojë jo vetëm në Maqedoni e Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Zaev theksoi se tashmë është koha që BE të mbajë premtimet e saj pa asnjë vonesë, duke shtuar Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj. Komisioni e njohu përparimin në raportet e tij dhe ua bëri të qartë shumë udhëheqësve të vendeve anëtare se vendi ynë ka një rekomandim të pakushtëzuar për të filluar negociatat,” tha Zaev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat