Mijallkov mbetet në burg, gjykata nuk e pranon garancinë prej 10.8 milionë eurove

Maqedonia

Mijallkov mbetet në burg, gjykata nuk e pranon garancinë prej 10.8 milionë eurove

Më: 20 maj 2021 Në ora: 10:44
Sasho Mijallkov

Gjykata Penale e Shkupit nuk e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore, që ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov të mbrohet në liri.

Këshilli Gjyqësor nëpërmjet një njoftimit thotë se edhe përkundër garancisë së ofruar nga Mijallkov (10.8 milionë euro), ekziston rreziku që ai të arratiset.

“Pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me zëvendësim – garancion, Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim me çka propozimi i mbrojtjes konsiderohet si i pabazë. Këshilli, pas vlerësimit të shkresave në lëndë, konsideron se ende ekzistojnë shkaqe për të cilat u caktua masa e paraburgimit, duke e pasur parasysh edhe llojin dhe karakterin e veprave penale si dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Ndryshe, derisa Mijallkov ndodhej në paraburgim, ndaj tij u sollën dy aktgjykime, të cilat akoma nuk janë në fuqi.

Në rastin “Shënjestra-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive, ai u dënua me 12 vjet burg, ndërsa në rastin “Thesari”, ai u dënua me tetë vjet burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat