Maqedoni: 20 shkelje të orës policore, 390 gjoba për mosmbajtje të maskave

Maqedonia

Maqedoni: 20 shkelje të orës policore, 390 gjoba për mosmbajtje të maskave

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 20 shkelje të orës policore.

Ndërsa janë dhënë edhe 390 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat