Bislimovski vazhdon të thotë se KRRE nuk ndikon në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike

Maqedonia

Bislimovski vazhdon të thotë se KRRE nuk ndikon në përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:17
Marko Bislmoski

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski në ligjëratën online që e mbajti me studentët, tha se “me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në përcaktimin e çmimit përfundimtar të energjisë elektrike, autorizimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit është 38% sa i përket shqyrtimit të shpenzimeve dhe në atë pjesë ne do ti ndërmarrim të gjitha masat e lejuara ligjore që të mos ketë rritje të çmimit përfundimtar”.

Duke e shpjeguar metodologjinë e formimit të çmimeve të energjisë elektrike, Bislimoski theksoi se pjesën më të madhe të çmimit përfundimtar e përcaktojnë komponentat e tregut, mbi të cilat KRRE-ja nuk ka ndikim, që janë çmimi i energjisë elektrike që e prokuron furnizuesi universal, marzha e furnizuesit universal, e përcaktuar në tenderin e udhëhequr nga Qeveria dhe çmimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë.

“Nga viti në vit, ndikimi i KRRE-së mbi çmimin e energjisë elektrike po zvogëlohet në përputhje me Ligjin e Energjetikës. Ideja e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është që çmimi të formohet vetë, ndërsa ne mbetemi të autorizuar për formimin e çmimeve për transmetim dhe shpërndarje, pasi bëhet fjalë për rregullimin e monopoleve natyralë që nuk kanë konkurrencë dhe për këtë shkak ekzistojnë trupa rregullatorë që përcaktojnë çmime dhe mundësojnë qasje të palëve të treta. Çdoherë që përmendet çmimi i rrymës, në fokus është KRRE-ja, por kjo është gabim. Për të tretin vit radhazi, KRRE-ja nuk e rregullon çmimin e energjisë elektrike të prodhuar nga CEMV (ESM), në përputhje me Ligjin e Energjetikës”.

“Kompania në mënyrë të pavarur jep ofertë në tender për prokurimin e energjisë elektrike, që e hap furnizuesi universal (EVN Home). Gjatë kësaj periudhe, tek ne arrijnë përllogaritjet e të gjitha kompanive energjetike dhe ne në mënyrë të detajuar i skenojmë, e posaçërisht i shikojmë shpenzimet reale. Kompanitë kanë tendencë të shfaqin shpenzimet që nuk kanë lidhje me procesin e sigurimit të energjisë elektrike, por ne nuk i pranojmë ato. Kur miratojmë vendime në përgjithësi dhe për çmime që ne nuk i përcaktojmë, ne nuk miratojmë vendime për ta shkatërruar apo për ta pasuruar kompaninë. Ne miratojmë vendim, me të cilin i pranojmë vetëm shpenzimet e arsyetuara dhe investimet reale që garantojnë qasje të papenguar dhe e mundësojnë cilësinë e përcaktuar të burimit të energjisë. Qytetarët duhet të jenë të mbrojtur dhe për këtë jemi ne këtu” theksoi Bislimoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat