Bujar Osmani: Kemi ende mundësi për qershorin, mjafton Bullgaria të mos thotë jo

Maqedonia

Bujar Osmani: Kemi ende mundësi për qershorin, mjafton Bullgaria të mos thotë jo

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:51
Bujar Osmani

Unë vazhdoj të besoj, se kemi ende mundësi që të nisim negociatat me Bashkimin Evropian në samitin e qershorit.

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus.

“Mendoj se duhet t’i japim shans këtij procesi. Kemi edhe disa javë për të kapur këtë mundësi”, tha Osmani.

Ai ka deklaruar, se për momentin mjafton që Qeveria teknike në Bullgari të mos thotë jo.

“Qeveria teknike nuk ka nevojë për Parlament. Mjafton përfaqësuesi i Bullgarisë të mos thotë jo”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat