Zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike i ftuar në “Magazina ekonomike”, deklaroi se problemi me kompaninë Hellenic Petroleum është afër zgjidhjes. Megjithatë u shpreh i prerë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme që të krijoj mundësi për të vënë në pozicion të privilegjuar vetëm një kompani por do të ketë qasje çdo palë e tretë e cila është e interesuar të transportoj naftë të rafinuar nga Porti i Selanikut në Shkup.
“Fatkeqësisht me kompaninë Hellenic Petroleum kemi një problem që nuk e kemi zgjidhur për pothuajse 8 vite më së paku. Por ky problem zanafillën e saj e ka 15 vjet më parë, por jemi në proces të zgjidhjes së problemit. Por këtu porosia ime do ishte ne nuk jemi të gatshëm të krijojmë mundësi që do vë në pozicion të privilegjuar vetëm një kompani.
Naftësjellësi do të jetë në funksion shumë shpejtë, por do ketë qasje nga të gjitha palët. Përveç OKTA-s ose Hellenic Petroleum i cili është pronar, por nuk duhet të harrojmë se shteti ka 20 për qind aksione në naftësjellësin, do të ketë qasje çdo palë e tretë e cila është e interesuar të transporton naftë të rafinuar nga terminali, nga Porti i Selanikut në Shkup. Dhe kjo është qasja që gjithmonë dikush duhet ta ketë. Unë së bashku me kolegët e mi jemi duke punuar në këtë segment…jemi shumë afër zgjidhjes së futjes në funksion, sepse kjo do na jep një avantazh tjetër konkurrues ndaj vendeve tjera.
Gjithmonë, po e përsëris flasim për krijimin e avantazheve konkurruese”, tha Bytiqi.