Zaev-Janev: Dialogu sjell zgjidhje

Maqedonia

Zaev-Janev: Dialogu sjell zgjidhje

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:14
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot kishte bisedë telefonike me kryeministrin bullgar, Stefan Janev.

Zaev uroi kryeministrin bullgar për pozitën dhe i dëshiroi suksese në punë.

Në bisedën mes dy kryeministrave u konkludua se liderët politik kanë përgjegjësi të krijojnë kushte për dialogun dhe për bisedime konstruktive.

Dy kryeministrat biseduan edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve me theks të veçantë përe nevojën për bisedime dhe për zgjidhje të pranueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat