Me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane të Ankarasë në Turqi, është lëshuar një urdhër-arrest për kreun e organizatës së krimit të organizuar, Sedat Peker.
Në njoftim të kryeprokurorisë thuhet se ndaj të dyshuarit Peker është duke u kryer një hetim.
“Për arsye se i dyshuari Reis Sedat Peker është i arratisur jashtë vendit, me kërkesë të Kryeprokurorisë Republikane është lëshuar urdhër-arrest për kapjen e tij”, thuhet në njoftim.
Sedat Pekeri dyshohet në Maqedoninë e Veriut për falsifikim të pasaportave.