Sot vendoset se a do të çlirohemi nga maskat!

Maqedonia

Sot vendoset se a do të çlirohemi nga maskat!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:37
Ilustrim

Sot, duhet të sillet vendim, nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të ecin pa maska në ambient të hapur.

Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të analizojë situatën e fundit me Covid-19, dhe në bazë të saj, do të vendosë Qeveria.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dje tha, se është optimist, duke marrë parasysh gjendjen me Covid-19 dhe uljen e rasteve të reja se javën e ardhshme do të kemi lehtësim të masave, ndërsa heqja e maskave do të jetë tema kryesore.

Ai theksoi nuk dëshiron të spekulojë se cilat masa konkretisht do të lehtësohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat