Sot prezantohet projekti Mkartela.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme do ta prezantojë projektin Mkartela.
Projekti është i realizuar në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme që kanë të bëjnë me diasporën.
Ai i është dedikuar qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët me punën e tyre dhe arritjet e veçanta në profesionet e tyre kanë kontribuar në promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër botë.