Gjatë ditës paraprake, (30.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 188 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 16 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se ekspertët kanë rekomanduar heqjen e maskave në ambient të hapur, Komisioni i Sëmundjeve Infektive tashmë ka dorëzuar këtë propozim në Qeveri.
Ndërsa masa për kufizim të lëvizjes nga ora 24:00 deri në ora 04:00, mbetet në fuqi.