Dhjetë të vdekur e 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Dhjetë të vdekur e 23 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:54
Maqedoni e Veriut

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2755 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shëruar 1191 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.269 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5408 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 148.664 qytetarë, ndërsa janë 1197 raste aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat