Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Komunën e Likovës, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual, Erkan Arifi, njofton News-TV.
Kandidatura e tij u mbështet nga gjithë anëtarët e kryesisë së degës.
Dhe në mbledhjen e zgjeruar në përbërje të kryesisë, kryetarëve të Këshillave Vendore, deputetit të kësaj zone, Berat Ajdari, kandidatura e kryetarit Erkan Arifi u mbështet me aklamacion dhe pa asnjë vërejtje.
Mbledhja është mbajtur sonte (30 maj 2021) në selinë e degës së Likovës.