Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 31 maj 2021 Në ora: 08:20
Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i freskët. Do të ketë reshje të kohpaskohëshme të shiut, sidomos në pjesën perëndimore të vendit.

Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë, nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 17 deri 25 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat