Pesë të vdekur e tri raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Pesë të vdekur e tri raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 1325 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155.272 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 5413 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 148.709 pacientë, ndërsa janë 1150 raste aktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat