Dokumentet e letrës, vërtetimi për vaksinim dhe PCR testet janë plotësisht të mjaftueshme për hyrje në Greqi. Njerëz nga sistemi “Termini Im” punojnë në një variantë, modul, që ai të përmirësohet dhe ato të dhëna të mund të vendosen në aplikacion, megjithatë qytetarët duhet ta dinë se kjo nuk është kurrfarë faktori kufizues, se edhe dokumentet e tanishme që potencialisht do të skenohen në vetë aplikacionin ploësisht janë të mjaftueshme për hyrje.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se kjo është vetëm nga mjetet plotësuese që vendet evropiane e përhapin rrjetin e institucioneve të cilat japin dokumente përkatëse dhe kjo është thelbi i atij aplikacioni. Ndryshe, sqaroi, të gjitha laboratoritë tona që janë akredituar, Ministria, në lidhje me vaksinat, në pjesën e testimit praktikisht janë pranuar ky është thelbi i aplikacionit.
Në lidhje me vaksinat, Filipçe potencon se tani ka edhe diçka më pak se 5000 vaksina të cilat janë shpërndarë të jepen në pikat e sapohapura, ndërsa në të gjitha të tjerat bëhet rivaksinimi.
“Këtë javë duhet të mbërrijnë 70 mijë doza vaksina, 50 mijë nga Bullgaria dhe 20 mijë nga Greqia, me siguri vaksinat e “Astra Zeneka”. Ende nuk kemi vërtetim për llojin e vaksinave”, tha Filipçe dhe shtoi se rregullisht çdo të hëne mbërrijnë vaksina nga “Fajzer” dhe pritet të mbërrijë sasi e madhe e vaksinave, për të cilat ende nuk ka datë të saktë, ndërsa janë paralajmëruar për në fillim të qershorit.
Ai potencoi se epidemia po qetësohet, megjithatë apelon qytetarët të mbesin të kujdesshëm.
“Maska është mekanizëm i mirë. Hiqet edhe ndalesa për grupim. Megjithatë, është mirë të merret parasysh, nëse ka grupim madje edhe jashtë edhe pse është ngrohtë, mund të shfrytëzohet. E njëjta vlen edhe për tubimet në shtëpi, të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kemi situatë stabile megjithatë me të vërtetë askush nuk mund të parashikojë jo vetëm ne, por kudo qoftë në botë si më tutje do të zhvillohet epidemia. Ne i dërgojmë të gjitha trendet tek ne në vendet e rrethinës dhe ashtu sipas asaj i japim rekomandimet, shtoi Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes në poligonin e armatës “Krivollak”, ku ishte organizuar Dita për mysafirë të lartë nga stërvitja “Goditje vendimtare 21”.