Boçvarski: Për disa javë do të përgatitet Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje

Maqedonia

Boçvarski: Për disa javë do të përgatitet Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje

Më: 31 maj 2021 Në ora: 19:40
Ministri Boçvsarski

Pasi që Qeveria u tërhoq nga Propozim-ligji për legalizimin e objekteve pa leje, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve u obligua të përgatisë propozim-ligj të ri.

Propozim-ligji pritet të jetë gati për 3-4 javë, ndërsa ministri Boçvsarski thotë se do të dëgjohen vërejtjet e opinionit dhe se do të bëhen ndryshime.

Tashmë dihet se neni ku parashihej legalizimi në rajonet e mbrojtura do të hiqet, ndërsa nuk dihet nëse do të hiqet edhe neni 41 ku parashihej e ashtuquajtura ‘amnistia e fshehur’ për personat të cilët janë në procedurë gjyqësore.

Boçvarski për Kanal 5 thotë se vazhdojnë me konsultime duke përfshirë këtu edhe opozitën maqedonase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat