Kostadinov: Është gënjeshtër se Serbia ka ndërtuar Qendër Klinike sikur e jona me shumë më të vogël

Maqedonia

Kostadinov: Është gënjeshtër se Serbia ka ndërtuar Qendër Klinike sikur e jona me shumë më të vogël

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:37
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se deklarimet se në Serbi është ndërtuar Qendër Klinike e njëjtë me më pak para është gënjeshtër dhe përpjekje për të manipuluar opinionin.

“Qendra Klinike në Beograd është vetëm një objekt, kullë e ndërtuar më herët që tani është mbyllur dhe pajisur. Qendra Klinike në Shkup është një kompleks i tërë me objekte shtesë”, tha Kostadinov.

Ai deklarimet e Mickoskit dhe partisë së tij i quajti përpjekje e turpshme për të ndaluar investimin më të madh kapital në shëndetësinë e Maqedonisë.

“Përderisa LSDM dhe shumica kuvendare bëjnë gjithçka për ta avancuar cilësinë e jetës, Mickoski dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së bojkotojnë, bllokojnë dhe i pengojnë ligjet e rëndësishme. Qytetarët e dinë se edhe pa këtë parti, shteti do të ketë Qendër të re Klinike që do t’u shërbejë të gjithëve”, tha Kostadinov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat