Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 15 mijë qytetarë

Maqedonia

Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 15 mijë qytetarë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit në të gjitha pikat në vend zhvillohet pa ndërprerë.

Nga MSH thonë se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar rritet çdo ditë, ndërsa deri tani në platformën “vakcinacija.mk” kanë shprehur dëshirë për t’u vaksinuar 437.339 qytetarë.

“Në pikat vaksinuese në shtet përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 241.368 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 2.067, ndërsa gjithsej dje janë vaksinuar 15.756 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 362.710, ndërsa janë rivaksinuar 121.342 qytetarë”, thonë nga MSh.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41% e popullsisë mbi 64 vjeç poashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.

Ministria e Shëndetësisë i fton qytetarët të aplikojnë në platformën online për vaksinim, pasi siç thonë, është mënyra më e lehtë për të arritur deri tek vaksinimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat