Më ligje diskriminuese pushteti maqedonas në kryeqytetin e Shkupit i ka vënë në rend të dytë shqiptarët dhe pushtetin për kryeqytetin e ka dërguar në plan të parë për maqedonasit, kur e kur partitë politike të këtij krahu mund të zgjedhin të parin e kryeqytetit(vetëm) maqedonas(!).
Pse me ligje diskriminuese i kanë ndarë komunat në vija një etnike dhe kryeqyteti i Shkupit u takon vetëm maqedonasve,ndërsa shqiptarët kanë mbetur në margjinat e ,,pushtetit lokal,,në këndin formal sa me hapë dhe me mbyllë një derë të komunës me ,,pushtetin formal,, ndonëse në ketë shtet ende nuk është realizuar konventa evropiane(BE)për decetralizimin e pushtetit lokal(!).
Partitë politike shqiptare në pushtetin e koalicionit (BDI) duhet që të rishqyrtojë ligjin për pushtetin lokal dhe të kryeqytetit të Shkupit, ku për udhëheqjen e tij të participojnë të drejtën edhe shqiparët për të parin ose të dytin e kryeqytetit të Shkupit.
Ndonëse pushteti aktual është bër i zëshëm për të hyrë në familjen evropiane(BE), duhet të marrë model se si udhëhiqet kryeqyteti Londra në Britaninë e Madhe me përsonalitete edhe me ngjyrë pa ndonjë problem.
Pse shqiptarët mos të kenë të drejtën të udhëheqin kryeqytetin e Shkupit? Ata e kanë hisen e vet historike në Shkupin e vet dhe me luftën heroike ata e çliruan qytetin shqiptar(1910) dhe në këtë kohë të ndryshimeve të epokës së demokracisë dhe të lirive njerëzore në Ballkanin e trazuar ndër shekuj, shqiptarët duhet të trajtohen në Maqedoninë e Veriut jo si qiraxhinjë,por në tokën dhe shtëpinë e vet të hapësirës etnike.
Kryeqyteti i Shkupit është hise edhe e shqiptarëve!