Filipçe: Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”

Maqedonia

Filipçe: Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:27
Filipçe: Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me anë të një statusi në fejsbuk ka njoftuar se Turqia do të na dhurojë 30 mijë vaksina “Sinovac”.

“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se do të na dhurojë 30 mijë vaksina nga prodhuesi “Sinovak”.

Ky gjest i solidaritetit është vetëm një tregues për miqësinë e sinqertë në mes dy shteteve.

Falënderim i madh deri tek populli turk dhe presidenti Erdogan”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk, i cili sot bashkë me kryeministrin Zaev janë në vizitë zyrtare në Turqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat