Ndërron jetë James Pardew, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Ndërron jetë James Pardew, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:46
James Pardew

James William Pardew, ish ambasador i SHBA-ve në administratën e Klinton dhe Bush, dhe zyrtar për zbulim në armatën amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare.

Pardew tek ne ishte i njohur si një nga shtatë nënshkruesit të marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.

Me çka përfundoi konflikti në Maqedoni.

Përskaj diplomatit amerikan, nënshkrime të tyre në Marrëveshjen e Ohrit më 13 gusht 2001 vendosën dhe Boris Trajkovski, Ljubço Georgievski, Branko Crvenkovski, Arben Xhaferi, Imer Imeri dhe Fransoa Leotar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat