Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur me fushatën “bashkë për një të ardhme të gjelbër”.
Kreu integrist, Ali Ahmeti ditën sot e ka nisur duke publikuar videon e parë të projekteve nga agjenda e gjelbër të cilën i referohet energjisë së rinovueshme dhe përdorimit të energjisë diellore.
Kujtojmë që dje në 19 vjetorin e BDI-së, Ali Ahmeti pranoi agjendën e gjelbër si pjesë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke e vendosur në shtyllat e programit si një prioritet.
Postimi i plotë:
Dielli është bekim, ta shfrytëzojmë si burim i energjisë.
#Bashkë për një të ardhme të gjelbër