ASH zgjodhi shefin e shtabit për zgjedhjet lokale

Maqedonia

ASH zgjodhi shefin e shtabit për zgjedhjet lokale

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 23:21
Foto nga takimi

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka zgjedhur shefin e shtabit zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Remzi Mehmedi nënkryetari aktual i kësaj partie është zgjedhur njëzëri nga anëtarët e kryesisë qendrore të ASH-së, mëson INA.

Ndërkohë, gjatë ditëve në vijim edhe Alternativa si pjesë e koalicionit me ASH do të zgjedh shefin e saj të shtabit zgjedhor që do të bashkëveprojnë gjatë fushatës bashkë me Mehmedin.

ASH në mbledhjen e kryesisë ka diskutuar edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, kandidaturat dhe për propozime të tjera. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat