Mijallkov mbetet në burg, Gjykata e Apelit nuk ia pranon milionat si garancë

Maqedonia

Mijallkov mbetet në burg, Gjykata e Apelit nuk ia pranon milionat si garancë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:41
Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, do të mbetet në burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Ata nuk e kanë pranuar garancën prej 10.8 milionë eurove, të cilën Mijallkov e ofroi për të dalë nga burgu, deri në vendimin e plotfuqishëm për rastin “Arka”.

Vendimi i këtillë i Gjykatës së Apelit vijon pasi Prokuroria e Lartë tha mendim negativ që Mijallkov të mbrohet në liri, deri në vendimin e plotfuqishëm.

“Është konfirmuar vendimi i shkallës së parë, mbetet në fuqi masa e njëjtë”, thanë nga Gjykata e Apelit për “A1on”.

Garanca prej 10.8 milionë eurove u ofrua nga kompanitë që janë në udhëheqje të Mijallkovit, ndërsa fillimisht prokurori Artan Ajro, tha se kjo garancë është e mjaftueshme se Mijallkov nuk do të arratiset.

Ky i fundit u dënua me burg për përgjimet e paligjshme (rasti Shënjestra dhe Fortesa), si dhe në rastin Arka, që ka të bëjë me blerjen e paligjshme të sistemeve për përgjim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat