Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti dje një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Macron shprehu mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut.
“Vendi juaj meriton t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, pa anulim”, theksoi Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev.
Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhen në Paris për një vizitë pune me presidentin Emmanuel Macron.