Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.337 teste, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja me coronavirus.
Në Shkup 3 dhe 1 në Prilep.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 14 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Shkup – 8, Kumanovë – 3, Prilep, Negotinë dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Është regjistruar edhe një viktimë nga coronavirusi në Shkup (66).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.540, numri i pacientëve të shëruar është 149.642, numri i vdekjeve është 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 426.