Maqedoni, në nëntë qytete nuk ka raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni, në nëntë qytete nuk ka raste aktive me COVID-19

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Po rritet numri i qyteteve ku nuk ka raste aktive me coronavirus. Nuk ka raste aktive me coronavirus në nëntë komuna në Maqedoni.

Nuk ka pacientë në Kavadar, Sveti Nikollë, Resnjë, Berovë, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran.

Nga një rast aktivë ka në Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Krushevë, Vallandovë.

Nga dy ka në Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Dibër. Ndërsa Shtipi, Velesi, Negotina, Demir Hisari dhe Kratova kanë nga 3 raste aktive me coronavirus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat