BE i lehtëson masat për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

BE i lehtëson masat për qytetarët e Maqedonisë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që qytetarëve të Maqedonisë t’u lehtësohen kufizimet për udhëtim.

Sipas tij, një vendim i tillë nga autoritetet evropiane pas stabilizimit të gjendjes me coronavirusin në Maqedoni.

“Bashkimi Evropian vendosi që t’i lehtësojë kufizimet për udhëtim për shtetasit tonë, nga ku 27 vende të bllokut dhanë pëlqimin. Ky vendim i BE-së vjen pas stabilizimit të gjendjes me virusin në Maqedoni”, shprehet Filipçe.

Ai shtoi se me kujdes autoritetet ndjekin gjendjen epidemiologjike në Maqedoni dhe rikujton qytetarët se ende vlejnë masat bazike për mbrojtje nga coronavirusi.

“Pandemia nuk ka përfunduar te ne, as në vendet e rajonit, madje edhe në botë. Ende ka raste aktive dhe të infektuar të rinj dhe kjo mund të jetë edhe një rrezik potencial për goditje të mundshme nga virusi. Për këtë shkak duhet të respektojmë masat për mbrojtje nga coronavirusi”, tha Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat