Tre vjet pas nënshkrimit, Marrëveshja e Prespës jo vetëm se e kalon testin e kohës, por edhe i tejkalon kufijtë e rolit të saj primar për Partneritet strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ka shkruar pasdite ministri Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.
Në statusin, Osmani vlerëson se Prespa është symbol rajonal për përfshirjen e diplomacisë në tejkalimin e kontesteve mes vete, një lloj modeli, shembull mbi të cilin edhe në të ardhmen do të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve në Ballkan.
Postimi i plotë:
Tre vjet pas nënshkrimit, Marrëveshja e Prespës jo vetëm se e kalon testin e kohës, por edhe i tejkalon kufijtë e rolit të saj primar për Partneritet strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Sot Prespa është simbol rajonal për përfshirjen e diplomacisë në tejkalimin e kontesteve mes vete, një lloj modeli, shembull mbi të cilin edhe në të ardhmen do të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve në Ballkan.
Për dy javë, më 1-2 korrik, në Ohër dhe Oteshevë, pikërisht për rolin e Prespës dhe të marrëveshjeve të tjera, në konferencën e parë ndërkombëtare – Forumi i Prespës për Dialog.