Një 32-vjeçar nga Bulqiza tentoi të vriste veten, por familjarët arritën të ndërhyjnë në kohë. Të afërmit kanë njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.
Gjendja shëndetësore e shtetasit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, paraqitet e rënduar.
Ndërsa njoftohet se mund të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Në vendngjarja ka mbërritur dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes.