Policia njofton se gjatë ditës së sotme, në orët e hershme në Stacionin Policor në Kriva Pallankë është denoncuar se në burgun “Kshanje”, në repartin e hapur, është gjetur i vdekur një i burgosur.
Bëhet fjalë për M.K (58).
Nga fshati Neogriçane e vjetër e Kumanovës.
Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.