Maqedoninë e Veriut sot do e vizitojë shefja e diplomacisë suedeze Ann Linde

Maqedonia

Maqedoninë e Veriut sot do e vizitojë shefja e diplomacisë suedeze Ann Linde

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:08
Ann Linde

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i Ministres për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde e cila në kuadër të presidencës suedeze me OSBE-në do të qëndrojë në vizitë njëditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të takimit mes dy ministrave do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.

Do të diskutohet rreth pritjeve dhe tendencave për periudhën e ardhshme, sfidat e OSBE-së e të cilat do t’i formulojnë edhe prioritetet e presidencës sonë me OSBE-në në vitin 2023.

Pritet poashtu të shkëmbehen mendime edhe për perspektivën evropiane të vendit.

Ann Linde do të realizojë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat