VMRO DPMNE ka dalë me kritika të ashpra për kryetarin qytetit të Shkupit, nga Kjo parti thonë se Shilegovin për 4 vjet përtaci Shilegov nuk ndërtoi asnjë projekt kapital.
Këshilltarja e VMRO-së në Qytetin e Shkupit Svetlana Kolariq tha se tanimë bulevardi Boris Trajkovski duhej të jetë gati.
“Ora është 10 e 30 minuta, punëtorët nuk janë këtu, kurse makineritë po presin të fillojnë me punë. Për katër vjet shkupjanët po mashtrohen, pa asnjë projekt kapital, vetëm premtime të rrejshme nga ana e përtacit Shilegov.
Shilegovi brenda 4 vjetëve nuk ndërtoi asnjë bulevard, kurse tani 3 muaj para skadimit të mandatit të tij iu kujtua ta finalizojë bulevardin “Boris Trajkovski”, i cili as nuk ishte paraparë në Buxhet për vitin 2021 dhe thoshte se nuk do ta ndërtonte”, tha Svetlana Kolariq nga VMRO-DPMNE.