Befason Nikollovski: Zaevi në Bullgari ka thënë se maqedonasit dhe bullgarët janë popull i njëjtë

Maqedonia

Befason Nikollovski: Zaevi në Bullgari ka thënë se maqedonasit dhe bullgarët janë popull i njëjtë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:21
Aleksandar Nikollovski

“Kryeministri i vendit Zoran Zaev më së paku në dy mbledhje të nivelit të lartë, prej të cilave njëra në Bullgari, ka thënë se sipas tij maqedonasit dhe bullgarët janë një popull dhe se flasim në gjuhë njëjtë”.

Këtë deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, i cili e akuzoi Zaevin për negociata të fshehta me Bullgarinë.

Ai kërkoi nga Zaevi që të korrigjohet në pjesën zyrtare se ai ishte vetëm mendim i tj personal dhe nuk është pozicion i shtetit.

“Nuk mundet që kryeministri të ketë bindje personale. Ashtu siç thuhet, ashtu edhe shkruhet në shënime”, tha Nikollovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat