Arritën mbi 100 mijë vaksina, Filipçe deklaron se do të vaksinohen të gjithë që janë paraqitur

Maqedonia

Arritën mbi 100 mijë vaksina, Filipçe deklaron se do të vaksinohen të gjithë që janë paraqitur

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:16
Venko Filipçe

Në Maqedoninë e Veriut kanë arritur sonte edhe 100.620 vaksina Pfizer, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vaksinat që janë siguruar nëpërmjet mekanizmit Kovaks, sipas Filipçes do të ndikojë në përshpejtimin e ritmit të imunizimit kundër Covid-19.

“Ditëve në vijim vaksinimi do të marrë ritëm të ri, të përshpejtuar për çfarë do të vaksinohen të gjithë qytetarët e paraqitur. Nëse ende nuk jeni paraqitur nëpërmjet ueb-faqes, apeloj që të bëni këtë sa më herët, me çka do të fitoni termin në afatin kohor më të shpejtë”, shkruan Filipçe në Facebook.

Ai ditë më parë gjithashtu paralajmëroi se gjatë fundjavës pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat