Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 08:23
Foto Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me temperatura të larta gjatë gjithë ditës kurse në orët e mbrëmjes do të ketë një freski të lehtë.

Temperaturat e ditës do të lëvizin nga 18 deri në 36 gradë Celsius.

Lagështia e ajrit do të jetë e madhe kurse sipas parashikimeve, erë nuk do të ketë.

Edhe në ditët në vijim priten temperatura të larta kurse ditën e premte (2 korrik) pritet ndryshim i motit dhe ulje të temperaturave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat